Sot pritet të ndodhin disa trazira në BFI. Reis Shaqir Fetahu në orët e herëshme të mëngjesit diku nga ora 3.30 ka dërguar ftesa për disa anëtarë të Rijasetit se do të mbaj mbledhje në ora 10.00. Ai do të mbajë mbledhjen e tij të fundit pa nëntë anëtarët e Rijasetit tre muftitë ai i Tetovës, Strugës dhe Kumanovës si dhe 5 anëtarët e shkaruar dhe dekani i FSHI-së. Të gjithë këto nuk janë ftuar në këtë mbledhje ku siç ka mësuar TS, kjo mbledhje është jolegjitime pasi është shkelur rregullorja e BFI-së.
Nga ana tjetër TS mëson se Reis Shaqir Fetahun nuk do ta njohin si Reis të BFI-së ku sot pritet të dalin hapur shumë mufteni në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut për të deklaruar se Reis Shaqir Fetahu nuk i përfaqëson më dhe nuk e njohim si Reis të BFI-së. /TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume