Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot në 25 vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarët e tij i ka kujtuar duke thënë se rënia e tyre ishte dhimbje që u bë obligim për jetësimin e amanetit që e lanë.

25 vite më parë që Kosova jonë të qëndrojë e pathyeshme përballë barbarisë do të jepnin jetët Komandanti i Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij.

Lajmi për rënien e tyre asokohe ishte dhimbje e madhe për të gjithë ne, por shpejt do të bëhej kushtrim lirie e obligim për jetësimin e amanetit që e lanë.

Sot trupat e tyre prehen të qetë në tokën e lirë të Kosovës, të ujitur me gjakun e tyre të pastër.

Lavdi e përjetshme Komandant Mujë Krasniqit, bashkëluftëtarëve të tij dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume