Kampioni i shumëfishtë i botës në kërcim bashkëkohor, Andi Ismaili nga Gostivari siguroi një vend në finalen e talent show-it kroat “Supertalent”. Djaloshi katërmbëdhjetë vjeçar, një i pasionuar pas kërcimit, dëshmoi edhe një herë aftësitë e tij në kërcim duke u paraqitur në ditën më të mirë, para jurisë dhe publikut duke koreografikizuar këngën “Skyfall” të Adelës, temë e Filmi i James Bond.

“Nuk gjej fjalët e duhura për të shprehur sa i lumtur jam. Për finalen jam duke përgatitur diçka edhe më spektakolare”, tha Andi pas hyrjes në finale.

Djaloshi nga Gostivari ka filluar të kërcejë rreth 6 vite më parë dhe që atëherë ka arritur vetëm suksese dhe tituj prestigjioz. Ëndrra e tij është të arrijë në Hollivud dhe përveç kërcimit, dëshiron të tregohet edhe si aktor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume