Deputeti gjerman, Nils Schmid është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur Schmid përmes një postimi në X, transmeton Klankosova.tv

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së. Bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E falënderova për angazhimin e tij të palodhshëm për një Kosovë të lirë dhe demokratike dhe përkushtimin e tij ndaj Procesit të Berlinit”, shkruan ai.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Schmid që vjen nga radhët e SPD-së, Nils Schmid, duke përmendur tensionet Kosovë-Serbi dhe ato në Bosnjë e Hercegovinë, ka thënë se ka shumë destabilitet në zonën e Ballkanit Perëndimor.

“Në Bosnjë-Hercegovinë shohim tensione, ka tensione mes Serbisë dhe Kosovës, ato janë shtuar kohët e fundit. Që nga dita e parë pas marrjes së detyrës, kancelari Scholz u përfshi personalisht në procesin e stabilizimit dhe perspektivave evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, transmeton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume