Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka vendosur që pas mesnate të lirohet çmimi i dizelit për 1 denarë, ndërsa çmimi i vajit për amvisëri për 0.50 denarë për litër. Çmimi i benzinave mbetet e njejtë.
Pra edhe pas mesnate një litër “Eurosuper BS-95” dhe “Eurosuper BS-98” do të shiten me çmim 76,50 denarë gjegjësisht 78,50 denarë.
Një litër “Eurodizel” do të kushtojë 73 denarë, ndërsa “Vaji Ekstra i Lehtë” për amvisëri do të kushtojë 72,50 denarë për litër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume