Prokurorja Sonja Simovska është zgjedhur për Ushtrues Detyre KryeProkuror Publik në seancën e sotme të Këshillit për Prokuror Publik.

Përzgjedhja pasoi pasi kryeprokurori Joveski shkon në pension, ndërsa partnerët e koalicionit nuk po dakordohen se kush duhet të jetë prokurori i ri.

Pasi u bë e ditur se deri në fund të vitit nuk do të ndodh përzgjedhja e prokurorit të ri publik, u realizua varianti i emërimit të ushtruesit të detyrës. Mandati nuk mund të zgjas më shumë se gjashtë muaj.

Simovska në këtë pozitë u votua njëzëri.

Sipas informacioneve në garën për prokuror të ri publik janë Fatime Fetai, Lidija Raiçeviq dhe Lupço Kocevski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume