Doktori Ilir Hasani nga Qendra Emergjente në “Nënë Tereza” dhe Nexhat Jakupi nga Klinika e kirurgjisë torakale kanë bashkuar forcat dhe sot kanë hapur një faqe të re në historinë e kirurgjisë torakale.

Që të dy, i janë qasur intervenimit në kurrizin torakal me mënyrë minimale invasive me torakoskop, gjë e cila po ndodh për herë të parë në Maqedoninë e Veriut.

“Anterior Thoracoscopic (VATS) Spine Surgery.

Për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut 🇲🇰, i qasemi kurrizit torakal në menyrë minimal invazive me torakoskop. Së bashku me Nexhati Jakupin, nga Klinika për kirurgji Torakale dhe Vaskulare hapim një faqe të re në historinë e Kirurgjisë Spinale në vendin tonë!

“Bashkimi bën fuqinë” 👊“, shkroi Ilir Hasani në Facebook.

Paçin sa më shumë risi dhe raste të suksesshme…

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume