MPB lajmëron se dje, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë kanë ndalur në stacion policor të dyshuarit 41-vjeçarin I. G. dhe 41-vjeçari T. G. nga fshati Prosenikovo, Strumiçko.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe sekuestruar marihuana”, ka thënë MPB.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë.

Pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume