Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar në Bruksel, ku do të merr pjesë në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Aty, Osmani do t’i informojë krerët e shteteve dhe të BE-së lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator.

“Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do të diskutojë nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit në dritë të sfidave të vazhdueshme të sigurisë në rajon dhe më gjerë, duke filluar me mbështetjen për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës përcjell Klankosova.tv

Në këtë takim temë e diskutimit nga liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, do të jetë edhe procesi i zgjerimit, dhe perspektiva evropiane.

“Bashkërendimi i politikave të përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe tejkalimi i sfidave të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume