Sekretari i përgjithshëm i Komunës së Tetovës, Darko Kocevski, që vjen nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, e që sipas hierarkisë është njeriu i dytë më me peshë në komunë nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka hedhur poshtë të gjitha dezinformatat siç ai i quan të lëshuara nga Kasami rreth largimit të kryqit nga Kodra e Diellit.

Nëpërmes një shkrimi, zëvendësi i Ksaamit, Kocevski thotë se ai si sekretarë nuk ka nënshkruar asnjë dokument po as nuk ka marrë ndonjë vendim për heqjen e kryqit me të cilin bënte politikë, Bilall Kasami, raporton indeks.mk.

“Dua të theksoj se si sekretar i Komunës së Tetovës, as kam miratuar dhe as nënshkruar asnjë vendim për heqjen e kryqit në oborrin e Manastirit të Popova Shapkës”, ka thënë Kocevski.

Kujtojmë, njohësit e rrethanave politike vendosjen e kryqit në Kodër të Diellit e kanë cilësuar si provokim të rëndë dhe një “lodër” përmes të cilës, Kasami dhe Mickoski, respektivisht, Besa dhe VMRO-ja tentojnë të nxisin konflikte ndër-etnike, duke organizuar protesta përmes “militantëve” të cilët do të dalin për të prishur, respektivisht për ta mbrojtur kryqin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume