Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 03:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren. Atje një veturë ka goditur një këmbësor.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha i lënduari është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Një aksident trafiku është raportuar me datë 21.12.2023 rreth orës 00:30. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë e cila ka goditur një këmbësor. Si pasoj e ketij aksidenti lëndime te rëndë ka marrë këmbesori ku sipas mjekut kujdestar I lënduari dergohet në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin ështe njoftuar Prokurori Kujdestar I cili urdhëron që ngasësi I automjetit të mbahet në ndalim për 48 orë.”

Bytyqi ka thënë se i dyshuari është është Xh.Zh. 21 vjeç, ndërsa viktima S.K. 21 vjeç gjithashtu dhe se të dy janë nga Prizreni.

Pamjet nga ky aksident i ka publikuar deputeti Enis Kervan, ku shihet momenti kur këmbësori goditet nga vetura.

“Kërkojmë drejtësi”, ka shkruar Kervan.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume