Pas informacioneve të marra, më datë 10.01.2024 në ora 13:45 në autostradën “Miqësia” afër fshatit Marvincë, policia ka ndaluar automjetin “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga T. P. (38), dhe në automjet janë gjetur katër persona – emigrantë nga Kina.

Siç bëri të ditur MPB, ishte ndaluar edhe një automjet “Golf” i drejtuar nga T.O. (40) nga Shkupi, nën dyshimin se ishte paraardhës i automjetit “Audi”. T.O. dhe T.P. janë të privuar nga liria.

“Është njoftuar prokurori publik nga PTHP për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim penal”, shtojnë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume