Ky vit i ri e ka gjetur Europën, një pjesë të mirë të saj, nën pushtetin e të ftohtit, shirave e përmbytjeve, duke bërë që shkollat edhe atje ku duhej të kishin nisur, të qëndrojnë mbyllur.

Gati e gjithë Europa Perëndimore është përfshirë nga ky mot, jo ekstrem, por as tipik për këtë periudhë. Në rajonin nordik, temperaturat arritën këtë të mërkurën nën -40 gradë celsius, shoqëruar me erëra të ftohta, gati arktike. Edhe në disa qytete të Suedisë, temperaturat shënuar -43.6 gradë celsius, temperatura më e ulët rekord në Suedi për 25 vitet e fundit.

Me të njëjtin mot përballet edhe Danimarka, perëndimi i Rusisë, me Moskën që po përjeton temperature nën -30 gradë. Ndërkohë, një pjesë e mirë e Europës është e përfshirë nga shirat pa pushim.

Perëndimi i Britanisë është nën pushtetin e ujit, njëjtë edhe Irlanda dhe Holanda, ku ka ndërprerje të energjisë elektrike, dëmtime të shtëpive e probleme të transportit publik. E njëjtë raportohet situata edhe në Gjermani e Francë, ku shiu duket se nuk ka ndërmend të pushojë, po ashtu as temperaturat, ndjeshëm të ftohtë, madje të acarta.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume