Nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se kreu i këtij institucioni, Shaqir Fetau është përzgjedhur nga ministri i Haxhit, Et Teufik Er Ribiah, për vizitë të brendësisë së Qabesë. Nga BFI thonë se Fetau pas mesnate ka pasur rastin që nga afërt të shoh “Gurin e zi”.

“Mbrëmë mbas mesnate Reisul Ulema H. Hfz Shaqir ef. Fetau ishte i përzgjedhur i Ministrit Et Teufik Er Ribiah në grupin nga delegaconet që marrin pjesë në Konferencë dhe patën rastin që të vizitojnë Qa’ben ne mbrendësine saj si dhe drejtpërsëdrejti të shohin “Gurin e zi” prej nga fillon kryerja e Tavafit. Ishte një ndjenjë e veçantë shpirtërore. Faleminderit Ministrit të Ministrisë së Haxhit Ekselencës së tij Er Rebiah për këtë dhuratë që na e ofroi”, thuhet në njoftimin e BFI-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume