Në Gjykatën e Apelit ka nisur seanca ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Nysret Arifi, administrator i kësaj gjykate.

“Ka nisur nga ora 10:00. Nuk dihet se sa do të zgjat. Janë marrë masat e nevojshme për zhvillimin e saj”, tha ai për Klankosova.tv

Seanca po mbahet pasi që Krivaqa dhe Sejdiu ishin ankuar ndaj vendimit të shkallës së parë.

Më 4 gusht, Gjykata Themelore e Ferizajt, e kishte dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, i akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani.

Ndërsa të akuzuarit Arbër Sejdiu i janë shqiptuar 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Dy të akuzuarit, u liruan nga akuza e dhunimit, përkatësisht ndihmës në kryerjen e dhunimit, pasi sipas Gjykatës, nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të vërtetuar një gjë të tillë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume