Një 73 vjeçar ka plagosur veten me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50 në fshatin Mal Vilëz. I moshuari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e policisë kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, armën e përdorur nga 73-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume