Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, është i ftuar në emisionin “Pressing” të T7, të martën.

Ai ka deklaruar se Serbia ka 48 baza armiqësore në kufi me Kosovën.

Në rast të ndonjë lufte, Maqedonci thotë se vetëm ushtarakët nuk mjaftojnë, shton se duhet edhe angazhimi i qytetarëve.

“Në rast lufte ne kemi 5 mijë plus 3 mijë që nuk është i mjaftueshëm. Ne gjithmonë jemi të vetëdijshëm që duhet edhe angazhimi i gjithë qytetarëve për atë dhe ne po punojmë”.

“Gjithmonë duhet të përgatitemi për luftë, në rast se duam ta shmangim luftën”, ka deklaruar ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume