Sulejman Mehazi

Ju që na konsideroni njēsoj si nacionalitetet tjera pakicë në shtetin me emrin e popullit tuaj, Maqedoni, që na urreni pa kufij, sikurse serbët, grekët e bullgarët që s’ju duan juve, ashtu edhe ju të njëjtët veprime bëni ndaj nesh. Po ju bëjmë disa pyetje të logjikshme e kurrsesi cinike e nënçmuese politikanëve maqedonas:

Ç’jeni ju, maqedonas antikë, apo maqedonas sllavë? Po të ishit popull antikë atëherë do duhej ta flisnit ose greqishten ose shqipen, pasi argumentet historike e shkencore vërtetojnë se në këto territore kanë jetuar dy popuj me gjuhët e tyre të veçanta helase e ilire. Kjo argumenton se prejardhja e juaj është sllave, ardhacakë të ardhur në këto troje nga Rusia e largët;

Nëse ju bashkështetasit e mi maqedonas do ishit popull me tradita kulturore, tradicionale, folklorike, gjuhësore e fetare autoktone e origjinale, pse atëherë grekët s’ua pranojnë identitetin tuaj kombëtar?, mos vallë identiteti juaj kombëtar është i dyshimtë?, pse bullgarët s’ua pranojnë identitetin tuaj gjuhësor?, mos vallë identiteti juaj gjuhësor është i dyshimtë?, pse serbët s’ua pranojnë kishën tuaj autoqefale ortodokse maqedonase?, mos vallë identiteti juaj fetar është i dyshimtë?
Pra, rrezikshmëria e qenies suaj kombëtare, gjuhësore e fetare nga cila anë vjen, nga shqiptarët që i urreni deri në pafundësi, apo nga serbët, grekët dhe bullgarët?

O ju popull i dashur maqedonas , si mund të jetë e rrezikshme për ju, gjuha shqipe, kur kurrgjë s’ka të përbashkët me maqedonishten si nga aspektet leksikore, fonetike, morfologjike, sintaksore e alfabete-drejshkrimore? Aq jeni popull i pa marrë vesh e aq keni budallej politikanë e intelektualë sa që nuk e kuptojnë se nga ju vjen rreziku i qenies suaj kombëtare, gjuhësore e fetare.

Po nga ju vjen rreziku, a nga shkrimi qirilik serb e bullgar, apo nga alfabeti latin i shqiptarëve?, nga gjuha e juaj motër serbe-bullgare, apo nga shqipja e veçantë?, nga feja juaj e njëlloj ortodokse serbe,-greke-bullgare, apo nga bashkështetasit tuaj shqiptarë me fe islame? Mos kjo tregon e argumenton se me të vërtetë ju nuk mund t’i dalloni armiqtë tuaj të vërtetë?

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume