Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së
Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, i shoqëruar nga kryetarja e Grupit Parlamentar për
Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë, Bllagica Llasovska, dhe anëtarët e Grupit,
Dimitar Kovaçevski, Kaltrina Beqiri dhe Sali Murati, realizuan takim me Presidentin e Republikës së
Kroacisë, z. Zoran Millanoviq.
Në takim u theksua rëndësia e marrëdhënieve të partneritetit midis Republikës së Maqedonisë së
Veriut dhe Republikës së Kroacisë, si dhe që të dy vendet kultivojnë marrëdhënie miqësore dhe
ndajnë angazhime të përbashkëta për të avancuar bashkëpunimin dypalësh në më shumë fusha.
Lidhur me integrimin evropian, Kryetari Gashi e konfirmoi përcaktimin strategjik të Republikës së
Maqedonisë së Veriut për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian dhe njëkohësisht
theksoi se është e rëndësishme të ruhet parashikueshmëria dhe besueshmëria e procesit të
zgjerimit të Bashkimit Evropian, me zbatimin konsekuent të parimit të kushtëzimit të rreptë, por të
РЕПУБЛИКА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА
REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT
СОБРАНИЕ НА РЕПУБЛИКА СЕВЕРНА МАКЕДОНИЈА
KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
drejtë dhe vlerësimit të progresit bazuar në rezultatet e arritura dhe përmbushjen e Kritereve të
Kopenhagës.
Në pjesën e bashkëpunimit rajonal, u theksua angazhimi i përbashkët për avancimin e
bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. U theksua vendosmëria për t'i zgjidhur
çështjet e hapura përmes dialogut dhe kompromisit, bazuar në respektimin e ndërsjellë, duke e
marrë parasysh përgjegjësinë e përbashkët për stabilitetin dhe progresin e rajonit.
Programi i vizitës zyrtare parashikonte edhe takimin me ministren e Zhvillimit Rajonal dhe Fondeve
të Bashkimit Evropian të Republikës së Kroacisë, znj. Natasha Mikush Zhigman.
Në takim, Kryetari Gashi informoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është e përfshirë në mënyrë
aktive në zbatimin e Planit të Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili është instrument i
rëndësishëm për përshpejtimin e proceseve të reformave, inkurajimin e zhvillimit ekonomik dhe
afrimin gradual drejt tregut unik të Bashkimit Evropian.
Më tutje, u shpreh interesimi për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Republikën e Kroacisë
dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e programimit, menaxhimit dhe përdorimit të fondeve të
Bashkimit Evropian, veçanërisht në kontekstin e detyrimeve dhe mundësive që rrjedhin nga procesi
i aderimit. Në të njëjtën kohë, u theksua rëndësia e përvojave dhe praktikave të mira kroate në
përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të zhvillimit të financuara nga BE-ja, me theks të veçantë në
forcimin e kapaciteteve administrative si parakusht për përdorimin më efikas të fondeve evropiane.



