Sulmohet me armë lokali i një shqiptari në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Sipas policisë greke është sulmuar lokali “Venus” që ndodhet në rrugën Parashqevolu, në lagjen Patisia, në pronësi të shqiptarit Pëllumb Hasani nga Babica e Vlorës.

Si pasojë e të shtënave me armë janë dëmtuar xhamat dhe muret e godinës. Fatmirësisht nuk raportohet për qytetarë të dëmtuar, pasi në momentin e sulmit lokali ka qenë i mbyllur. Dyshimet lidhur me këtë ngjarje janë për larje hesapesh, por nuk përjashtohet mundësua për shantazh.

/abcnews.al/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume