QMK lajmëron se në numrin e vetëm të urgjencës 112 ka marrë 1873 telefonata në 24 orët e fundit. Ato njoftojnë se dje nuk janë regjistruar zjarre në ambiente të hapura, por janë regjistruar katër zjarre në oxhak, krahas ndërhyrjeve të tjera forcave të zjarrfikëse në zonat e banuara, njofton QMK.

 

“Nga 1873 thirrje në numrin e vetëm të urgjencës 112 në Qendrën e Menaxhimit të Krizave, në 24 orët e fundit thirrjet “reale” kanë qenë 44,26%, dhe 55,74% janë për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve. Nga thirrjet aktuale në 112 në QMK, 64.86% i janë drejtuar policisë, 32.43% ndihmë emergjente mjekësore, 1.02% zjarrfikës dhe 0.67% LAMM”, thuhet në njoftimin e QMK.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume