Një i ri ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin bregdetar të Vlorës. Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Cakërri” rreth orës 22.15 pranë Poliklinikës së qytetit.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se 23-vjeçari me iniciale B.S. është qëlluar kur ndodhej në banesën e tij. Dyshohet se ai është qëlluar me një armë snajper nga jashtë banesës.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për kapjen e autorit të vrasjes i cili dyshohet se është larguar në këmbë nga vendngjarja.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume