Kuvendi sot pasdite në kuadër të seancës së 143-të zgjodhi Ilir Demirin dhe Naim Bajramin për ministra të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informative dhe Administratës në vend të bashkëpartiakëve Fatmir Mexhitit dhe Azir Aliut të cilët u shkarkuan të premten me propozim të Kryeministri teknik Talat Xhaferi.

Edhe Demiri edhe Bajrami u zgjodhën me 63 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Pas zgjedhjeve ata dhanë deklarata solemne.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume