MINISTRI LLOGA NË TURQI

Një delegacion që do të udhëhiqet nga Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, më 8 shkurt do të qëndrojë në Turqi ku do të ketë takime me përfaqësues zyrtar turk, kurse një ndër cështjet që do të diskutohet është edhe ekstradimi i Lupço Palevskit, I dyshuar për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.

Kryeministri Talat Xhaferi gjatë një interviste për MIA-n deklaroi se nuk dëshiron të prejudikojë nëse këto bisedime do ta përshpejtojnë ekstradimin e Palevskit, por theksoi se është e domosdoshme komunikimi I drejtpërdrejtë dhe personal për të parë se cfarë duhet të bëhet.

Nga Ministria e Drejtësisë kanë njoftuar se Ministri Lloga në Ankara do të takohet me homologun e tij turk, kurse janë paraparë edhe takime me Kryeparlamentarin, Kryetarët e Gjykatës Supreme dhe Kushtetuese si dhe me përfaqësues të Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik.

Ministria e Drejtësisë thotë se nuk mund të ndajnë informacione zyrtare se kur mund të ndodh ekstradimi I Palevskit, kurse sa kohë ai mund të qëndrojë në Turqi është cështje e autoriteteve turke.

Sipas tyre, kur Palevski të mbërrijë në vend do të dërgohet në burg konform vendimit të gjykatës me cka do të nisin procedurat para organeve gjyqësore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume