Me 591 vota është shkarkuar Arben Taravari nga kreu i ASH-së. Taravari është shkarkuar sot në kongresin e 4 i cili mbahet në Shkup. Shkarkimi i tij nga kreu i ASH-së erdhi pasi Arben Taravari  vazhdoi rrugën e tij me opozitën shqipatre duke mos dhënë llogari para partisë dhe kryesisë së partisë.

Në këtë kongres pritet që të zgjidhet kryetar i ASH-së, Ziadin Sela mëson TS, pasi është i vetmi kandidat në garë.

Nga ana tjetër, Arben Taravari ka shpallur kandidaturën e tij për president të Maqedonisë së Veriut me opozitën shqiptare që tani quhet VLEN./TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume