PËR SIGURINË E FËMIJËVE NË KOMUNIKACION

Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe kujdesi për sigurinë e tyre është gjithmonë në vend të parë. Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor në vazhdimësi zbaton aktivitete për rritjen e sigurisë së fëmijëve në komunikacion dhe rikujton se edhe fëmijët janë pjesëmarrës të barabartë në komunikacionin rrugor. Pikërisht për këtë është e domosdoshme që fëmijët t’i njohin dhe t’i respektojnë shenjat e komunikacionit, sinjalizimin e dritës dhe rregullat e komunikacionit.
Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor është në zhvillim e sipër dhe numri i fëmijëve pranë shkollave është rritur. Për këtë arsye KRSKRR-ja u bën thirrje fëmijëve:
• kaloni rrugën vetëm në vendkalimin e shënuar të këmbësorëve,
• bëni kontakt me sy me shoferët e automjeteve që vijnë përballë jush për t’u siguruar që jeni vënë re,
• prisni derisa të kalojnë të gjitha automjetet përpara se të filloni të kaloni rrugën,
• mos dilni në rrugë derisa automjetet të ndalojnë,
• kur kaloni në vendkalimin e këmbësorëve, mos përdorni telefon celular ose kufje.

Në të njëjtën kohë, KRSKRR-ja u rekomandon shoferëve:
• jini veçanërisht të kujdesshëm pranë institucioneve edukativo-arsimore, këndeve të lojërave për fëmijë dhe parqeve,
• zvogëloni shpejtësinë e automjetit përpara vendkalimit të këmbësorëve ose udhëkryqit,
• jini gjithmonë gati për të ndaluar automjetin kur i afroheni vendkalimit të këmbësorëve ose udhëkryqit,
• kur ndaloni, ndaloni automjetin larg vendkalimit të këmbësorëve për t’u mundësuar edhe shoferëve të tjerë që t’i shohin qartë fëmijët që kalojnë në vendkalimin e këmbësorëve, që të mund edhe ata t’i ndalojnë automjetet e tyre në kohë.

Jini pjesëmarrës të përgjegjshëm në komunikacion. Le të kontribuojmë së bashku për SIGURI MË TË MADHE TË FËMIJËVE NË KOMUNIKACION.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume