“Bashkë me liderët e partive opozitare, Afrim Gashi, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Arben Taravari, sot në këtë ditë të shënuar, kur shqiptarët anembanë festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, nënshkruam deklaratën e bashkëpunimit nën një emër përbashkues VLEN, me të cilin u drejtohemi qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po vijnë.
Regjimi 22-vjeçar i BDI-së na ka ofruar vetëm dy opsione: të ikim ose të rrimë duke heshtur. Por ne kemi zgjedhur rrugën e tretë, të rrimë e të mos heshtim, të rrimë e të luftojmë, sepse ia vlen ta, mbrojmë dinjitetin tonë, të ardhmen e fëmijëve tanë, të angazhohemi për një ndryshim që tashmë ka nis” ka shkruar Qoku

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume