Kryeministri shqiptar Edi Rama, tha se nuk duhet harruar të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj.

Duke iu referuar agresionit të Serbisë në Banjskë të Zveçanit, ai tha se është thelbësore të ruhet fokusi dhe ndjenja e ekuilibrit.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, shkroi Rama në X

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume