Kryetari i kuvendit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Edhe pse nën okupim dhe tirani, Kosova ishte djepi i çdo lëvizje kombëtare dhe vatër e dijes për çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë.

Ashtu si e kishim të përbashkët ëndrrën për liri dhe zhvillim, sot vazhdojmë bashkërisht të punojmë për të ardhmen tonë të përbashkët krahas popujve të civilizuar.

Urime 16 vjetorin e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë!”, ka shkruar Sela.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume