Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Bashkimi Evropian ende nuk e sheh si akt të njëanshëm të Serbisë shkurtimin e buxhetit për Këshillin Kombëtar Shqiptar për vitin 2024 për mbi 1 milion dinarë.

Ai ka thënë se Kosova e denoncon padrejtësinë e Serbisë që po bëhet ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Kështu duket pakica më e diskriminuar në Evropë. Spastrimi etnik përmes mjeteve administrative tani ndiqet përmes shkurtimeve buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Por ndoshta BE-ja ende nuk e sheh këtë si një akt të njëanshëm të Serbisë”.

“Prandaj, nuk ka nevojë për përshtatje dhe asnjë shqetësim për implikimet për popullatën shqiptare. Kosova denoncon padrejtësinë e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ne qëndrojmë të fortë dhe të vendosur për të luftuar për barazi dhe trajtim të drejtë”, ka shkruar Bislimi në platformën X.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume