Skënder MULLIQI

Kur po kujtohet 25 vjetori i intervenimit të NATO-së ndaj forcave ushtarake policore të Serbisë të kriminelit të luftës , Sllobodan Millosheviq, na erdhi një lajm i gëzueshem, së Kosova mori statusin e anëtarit të asociuar të Asamblesë Parlametare të NATO-s
, dhe njoftimi së shpejti mund të bëhëmi anëtare e Këshillit të Evropës.Të përkujtojmë së fillimi i bombardimeve te caqeve kriminale serbe filluan më 24 mars 1999 dhe zgjatën deri më 10 qershor të po atij viti.Ndërsa më 5 tetor Millosheviqi ra përfundimisht
nga pushteti në Serbi.Ra nga pushteti një garniturë kriminale e gjenocidiale e cila ju shkaktojë plagë të rënda myslimanëve në Bosnje dhe shqiptarëve të Kosovës.Terroristët serb shkatuan urbicid dhe etnocid, dhe për qudi nuk e morën ndëshkimin e merituar nga
TPI-ja në Hagë.Nuk u dënuan të gjithë kriminelet e luftës ,dhe Serbia mbeti pa u dënua për gjenocid.Ishte ky gabim i madh i kësaj gjykate, e cila duke e mos dënuar Serbinë , në një formë apo tjetër i rehabilitojë vrastarët serbe . Edhe pse Millosheviqi
u dënua nga Gjykata e Hagës, dhe pastaj edhe vdiq atje, nuk u larguan edhe pasardhësit e tij. Krejt pas luftën në pushtetin e Serbisë janë klika pushtetare e Millosheviqit.Serbinë e udhëhoqën , Koshtunica, Tadiq, Nikoliq dhe tash në pushtet e kemi Vuqiqin,
ish ministrin e informimit në pushtetin e Millosheviqit.Mos të harrojmë kur jemi këtu rolin e madh të qetnikut Voisllav Sheshel, i cili u dënua nga Gjykata Hagës për masakratë në BH , dhe së i njejti pas vuajtjës së dënimit është njeriu kryesor i politikës
aktuale në Serbi. Vuqiq , Sheshel, Daciq, Nikoliq e shumë eksponent të tjerë të Milosheviqit, asnjehërë nuk u etiketuan si përgjegjës për krimet kunder shqiptarëve .Ata kan mbetur vazhdimësi i politikës të viteve të 90-ta , edhe në këto 30 vite të fundit.Ata
po kërkojnë coptimin e tokave të shqiptarëve me luftë siq janë mësuar ti coptojnë historikisht.Kur po shënohet kjo datë e madhe për shqiptarët , dhe një falenderim i madh për miqët tanë evropian dhe Amerikën mike, ende rajoni i Ballkanit mbetet vatër krize,
të cilën po e shkaktojnë Vuqiqi dhe Putini, më motivacion fashist për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet.Krejt pas luftën pushtetet në Serbi, nuk pushuan në tentimin për destabilizimin e Kosovës, për të ndarë veriun e Mitrovicës nga jugu.Përdorën barrikada
mbi lumin Iber , vranë dhe rrahen shqiptarë duke i pënguar të shkojnë në shtëpitë dhe pronat e tyre në veri.Madje morën guximin të provokojnë disa herë që më lufftë të përfitojnë veriun e vendit.Tentimi që më aktin terroristë në Banjskë të bëjnë faktike ndarjen
ju shkojë huq , së ndërhynë shumë shpejt dhe në mënyre efikase djemtë e Policisë të Kosovës. Së nuk kan hequr dorë nga retorika luftënxitëse tregojë edhe takimi në Prokuplje të Vuqiqit, kryepopit Porfirije e Dodikut, të tre promotorëve të idesë për formimin
e Serbisë të Madhe, të cilët përkujtuan siq thanë ata ushtarin parë të vrarë nga bombardimet e NATO-s.Evropa dhe Amerika duhet tju tregojë forcën edhe këtyre fashistëve, siq ja tregoj vendin edhe Millosheviqit para 25 vitësh.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume