Pas zyrtarizmit të koalicionit parazgjedhor me Menduh Thaçin, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se në të kaluarën kanë pasur akuza ndaj njëri tjetrit me Menduh Thaçin, por që bashkërisht kanë punuar kundër regjimit komunist.

“Unë nuk heq dorë nga e kaluara, nëse kam nostalgji, kam për lëvizjen ilegale dhe kjo më ka bërë atë fijen e fortë prej çeliku që unë mos e humb as durimin, as hidhërimin ndaj Menduh Thaçit, sepse i ka takuar taborit tim që bashkë kemi luftuar për ta përmbysur perandorinë e Jugosllavisë. Është e vërtet që ky më ka sharë, por kë të shante” tha mes tjerash Ahmeti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume