Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot ka kryer inspektim të aktiviteteve punuese për rindërtimin e plotë të parkut “Gruaja-Luftëtare”.

“Rindërtimi i plotë po përparon me ritëm të fuqishëm. Në zemër të qytetit, mes gjelbërimit dhe monumenteve përkujtimore, breza të tërë kanë gjetur vendin e tyre për takime, shëtitje dhe pushim të shkurtër nga zhurma e qytetit. Dua që edhe brezat e ardhshëm ta përjetojnë këtë park me të njëjtën afërsi dhe ta gjejnë atë të rregulluar e të mirëmbajtur. Pllakat e vjetra po i zëvendësojmë me të reja dhe po i rinovojmë shtigjet për këmbësorë, në mënyrë që ky hapësirë të marrë pamjen që i takon vendit të saj në zemrën e Shkupit. Po restaurojmë edhe pajisjet ekzistuese urbane, ndërsa përmes rregullimit shtesë hortikulturor po e pasurojmë gjelbërimin e parkut”, deklaroi Gjorgjievski.

Kryetari i qytetit theksoi se më herët ishte restauruar monumenti përkujtimor i fëmijëve refugjatë, i cili ishte vandalizuar, ndërsa pas një periudhe gjatë së cilës kishte qenë i fikur, pranë shatërvanit sërish është ndezur Flaka e Përjetshme.

“Me restaurimin e këtyre monumenteve ruajmë edhe kujtesën që i jep rëndësi të veçantë këtij parku. Është përgjegjësia ime që parqet e Shkupit të marrin kujdesin që e meritojnë, si sot kur po i rinovojmë, ashtu edhe çdo ditë më pas. Prandaj vazhdojmë me mirëmbajtjen e tyre të rregullt dhe me ngritjen e sipërfaqeve të reja të gjelbra, që çdo brez shkupjanësh të ketë vendin e vet nën hijen e pemëve, stolin e vet dhe kujtimet e veta në park. Shkupi dashurohet me vepra”, tha Gjorgjievski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume