Më datë 24.03.2024, në ora 17:30, në RSPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale për fshatin Luboten, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga H.E. (61) nga fshati Luboten, Shkup automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shkupit i drejtuar nga E.M.(54) nga fshati Llaskarcë Shkup dhe automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga H.I. 19) nga fshati Luboten, Shkup.

Në aksident lëndime të rënda ka pësuar pasagjeri i veturës “Volksvagen Golf”, J.M.(55) nga fshati Luboten i Shkupit, ndërsa tre drejtuesit dhe tetë pasagjerët e veturave “Ford” dhe “Volksvagen Golf” kanë kaluar me lëndime më të lehta, janë konstatuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”. Mes të lënduarve 3 persona janë të mitur. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume