“Arben Taravari ose është i keqinformuar ose është në një lajthitje të plotë dhe për të njëjtën gjë duhet të kërkojë falje publike. Ministri i Drejtësisë në asnjë moment dhe në asnjë rast nuk ka kërkuar të ndërrohet ndonjë gjyqtar në ndonjë proces gjyqësor, kërkesa për ndërrim të gjyqtarëve në procedure të rregullt gjyqësore është bërë nga Aleanca për Shqiptarët përmes avokatit të saj, me arsyet konkrete.
Braktisja e shtëpisë politike nga ana e Taravarit nuk duhet të shoqërohet me shpifje dhe të pavërteta. Edhe një herë, në mënyrë publike, i bëjmë thirrje individit në fjalë të mos bëhet pengesë ndaj ASH-së, ashtu sic edhe e ka paralajmëruar Hristijan Mickovski.” thuhet në ragimin e ASh-së së Selës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume