Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin Klan Debat konfirmoi se nga nesër lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti do të fillojë me zyrtarizimin e Frontit Europian.

“Nesër do të fillojë zyrtarizimi i krijimit të Frontit Evropian me Lëvizjen Populli të z.Skender Rexhepi-Zejdi, dhe më pas do të pasojnë edhe zyrtarizime të tjera me të gjitha ato grupime qofshin politike apo të organizatave joqeveritare të cilat do ti bashkohen këtij fronit i cili do të udhëhiqet nga lideri Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim”, deklaroi Bekteshi. /tvklan.mk

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume