Ashtu edhe siç dihet, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, së shpejti i përfundon mandati në organizatën më të fuqishme luftarake në botë.

Disa media vendore, por edhe ato rajonale, këto ditë kanë shkuar se për këtë pozitë, disa diplomat e kanë propozuar emrin e Bujar Osmanit, i cili me sukses e ushtori detyrën e të parit të OSBE-së.

Lidhur me këtë propozim dhe ide, është prononcuar edhe vet Bujar Osmani, i cili, ka pranuar se këto pretendime janë të vërteta, por se për momentin është i fokusuar në angazhimet e tij politike dhe garën për president të shtetit.

Bujar Osmani, ka shtuar se këto rekomandime i ka marrë nga disa organizata ndërkombëtare. Për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s nuk ka ndonjë aspect formal.

Anëtarët e Aleancës tradicionalisht arrijnë një konsensus se kush duhet të marrë detyrën e Sekretarit Gjeneral. Kjo procedurë shpesh zhvillohet përmes kanaleve diplomatike joformale, por edhe mund të kontestohet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume