Klubi i Bregallnicës ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit tetovar Xhengiz Rexhepi në postin e shefit të ri të shtabit teknik, duke i besuar atij misionin për të rikthyer stabilitetin dhe rezultatet pozitive në vazhdim të sezonit shkruan Tetovasot.
Bëhet fjalë për një nga trajnerët më me përvojë shqiptarë në rajon, i cili ndër vite ka ndërtuar një karrierë të pasur dhe të respektuar. Rexhepi ka drejtuar me sukses Besën e Dobërdollit, ndërsa ka lënë gjurmë edhe në futbollin e Kosovës, në krye të skuadrave si Llapi, , Liria, Feronikeli, Trepça dhe Vllaznimi.
Përvoja e tij nuk ndalet vetëm në futbollin vendor. Ai ka qenë pjesë e stafit teknik të klubit turk Sivasspor, ndërsa nga viti 2017 deri në vitin 2021 ishte asistent i përzgjedhësit Igor Angellovski në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, periudhë në të cilën kombëtarja arriti suksesin historik me kualifikimin në Kampionatin Evropian.
Emërimi i Xhengiz Rexhepit konsiderohet një goditje e rëndësishme për Bregallnicën, pasi bëhet fjalë për një trajner me vizion, disiplinë dhe njohuri të thella taktike, i cili ka dëshmuar vazhdimisht aftësinë për të ndërtuar skuadra konkurruese dhe për të nxjerrë maksimumin nga futbollistët e tij.
Ndërkohë, drejtuesit e Bregallnicës kanë falënderuar trajnerin e deritanishëm Mijallçe Proshev për kontributin e dhënë në një periudhë të vështirë për klubin. Në fillim të këtij sezoni ekipin e drejtonte Nikolla Kuzmanov.
Për futbollin shqiptar, suksesi i Xhengiz Rexhepit mbetet një arsye krenarie, pasi ai vazhdon të jetë një nga emrat më të vlerësuar të profesionit, duke përfaqësuar denjësisht shkollën shqiptare të trajningut edhe jashtë vendit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume