Në qytetin e Tetovës pas 17 vitesh në oborrin e muzeut të Tetovës është ndërtuar një bazament nga betoni ku janë vendosur bustet e heronjve maqedonas të cilët ishin larguar nga sheshi i qytetit në vitin 2007 kur me komunën e Tetovës menaxhonte komandanti i UÇK-së, Hazbi Lika- i njohur si komandant Qela, shkruan Top24

Mediat maqedonase kanë raportuar se ata janë vendosur në oborrin e muzeut të Tetovës dhe e gjithë kjo po ndodhë larg syve të opinionit ndërsa nga komuna nuk kanë sqaruar nëse këto buste kanë leje për ndërtim apo të njejtit do ta kenë fatin e kryqit në kodrën e diellit.

Bustet e heronjve maqedonas Gjoce Stojçevsku Ambarçe dhe Todor Cipovski Merxhan, që në u larguan nga qendra e qytetit në 2007 janë vendosur përkohësisht në Muzeun e Tetovës ku do të mund të ju jepet respekt i vazhdueshëm.

Ata janë vendosur në oborrin e vet muzeut në lagjen “Dy bredhat” mbi një mbajtëse të fortë.

Këto dy buste ishin larguar nga ana e Komunës së Tetovës në vitin 2007 nga sheshi i Tetovës pa asnjë vendim për shkak të rekonstruimit të sheshit të qytetit.

Atëher nga ana e pushtetit lokal theksuan se bustet do të ktheheshin. Por pas 17 vitesh heronjtë maqedonas nuk u kthyen në sheshin e qytetit edhe përkundër kërkesave të Lidhjes së luftëtarëve, më shumë shoqatave dhe partive, shkruan portali glas.mk

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume