Në 24 orët e fundit, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 33 zjarre, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
MARKETING
Sipas të dhënave të QMK-së, katër zjarre janë ende aktive, dy janë nën kontroll, ndërsa 27 janë shuar.
Zjarre aktive janë raportuar në komunat e Çashkës, Likovës dhe Prilepit.
Ndërkohë, zjarret në komunat e Studeniçanit dhe Kumanovës janë vënë nën kontroll.
Ekipet kompetente vijojnë të monitorojnë situatën dhe të ndërhyjnë në zonat ku zjarret mbeten aktive.