Kreu i Lidhjes Demokratike, Izet Mexhiti me anë të një statusi në facebook ka shkruar se shqiptarët janë larguar nga BDI-ja.

Mexhiti më tej ka shkruar se tash fitorja e shqiptarëve e ka emrin VLEN.

“Prej kohësh shqiptarët kanë votuar opozitën. Tash fitorja e shqiptarëve e ka emrin VLEN. Shqiptarët janë larguar nga BDI-ja, prandaj BDI-ja prej kohësh nuk po mundet më t’i përfaqësojë shqiptarët.
Në zgjedhjet e kaluara ajo fliste për politika të gjelbra, tash flet për politika evropiane, flet për gjithçka ama jo më për shqiptarët. Aliu po bën aleanca me komunitete minoritare vetëm që t’i shpëtojë shkatërrimit dhe braktisjes prej shqiptarëve.
Por shqiptari nuk është minoritet, shqiptari VLEN!” ka shkruar Mexhiti

 

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume