Abdush Demiri nga sot është anëtari i shtatë i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Demiri bëhet anëtar i KSHZ-së pasi para disa muajsh posti u lirua pas emërimit të Krenar Llogës ministër i Drejtësisë.

Demiri u zgjodh anëtar i KSHZ-së javën e kaluar kur deputetët votuan “pro” vendimit në seancën e 145-të të Kuvendit.

Në deklaratën e sotme solemne të Abdush Demirit si anëtar i KSHZ-së, të cilën e dha para kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski dhe Sekretares së Përgjithshme, Cvetanka Ivanova, tha se do t’i kryej detyrat e tij në përputhje me me Kodin Zgjedhor.

“Pas një procesi të gjatë njëvjeçar, më në fund opozita shqiptare ka përfaqësuesin e saj në KSHZ. Nuk e dimë se pse ky proces zvarritej, edhe pse me ligj ishte rezervuar opozitës shqiptare”, tha Demiri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume