Ka ndërruar jetë ish-drejtori i Teatrit Shqiptar në Shkup, Muhamet Sherifi.

Në njoftimin mortor të teatrit thuhet se kontributi i Muhamet Sherifit për zhvillimin e Teatrit Shqiptar, e me këtë edhe të mbarë kulturës shqiptare, dhe për arritjen e niveleve që i ka sot ky teatër është i pamohueshëm.

“Në kohën derisa drejtohej nga Muhamet Sherifi (nga viti 1980 deri në pensionimin në vitin 2000, njëherë si drejtor i Dramës Shqiptare pranë Teatrit të Kombësive dhe më pas drejtor i përgjithshëm Teatrit), ky institucion realizoi projekte të shumta të suksesshme që u mirëpritën jo vetëm nga publiku vendor, por edhe shumë më gjerë, duke e trasuar rrugën e tij drejt afirmimit në nivel rajonal dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin mortor.(

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume