Në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës, më 4 mars 2024, u bë përurimi i Laboratorit të Farmacisë. Ky laborator është donacion i kompanisë farmaceutike “Rifam” me pronar, Mr. Ph. Samir Rizvançe dhe Mr. Oh. Ural Agai-përgjegjës i kësaj kompanie të njohur në vendin tonë dhe më gjerë.
Prof. Dr. Arijeta Shabani, përgjegjëse e Programit studimor të Farmacisë, pas pranim-dorëzimit të laboratorit, theksoi se qëllimi kryesor i këtij investimi është të kontribuohet në hulumtime shkencore, duke ua përmirësuar kushtet punonjësve shkencorë dhe studentëve, gjithnjë duke u bazuar në faktin se pjesa praktike është shumë e rëndësishme.
Në këtë përurim morën pjesë Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti, dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Prof. Dr. Alit Ibraimi, dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Prof. Dr. Nevzat Elezi, profesorë dhe studentë të kësaj njësie akademike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume