Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin këtë të shtunë.

Gjatë inspektimeve Rama ka marrë një ftesë të pazakontë nga një qytetar vlonjat, i cili po bënte plazh së bashku me dy miq të tij.

Vlonjati e ka ftuar të provojë ujin e detit, por Rama e ka refuzuar si ftesë.

Qytetari: O gjigand hajde provoje, se je djalë i ri.

Rama: I kemi ndarë punët, se po të futem dhe unë këtu, s’ka kush bën këto.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume