Kandidati i BDI-së për president të shtetit, Bujar Osmani sonte në Gostivar.

Ministri Osmani në rrjete sociale ka nxjerrë pamje nga Gostivari, ku ka marrë pjesë në iftarin e organizuar nga Forumi i Gruas së BDI-së Dega Gostivar.

“Bashkë me Valbonën ishim të nderuar të jemi pjesë e Iftarit me forumin e gruas të degës së Gostivarit bashkë me Kryeministrin e vendit dhe kryetarin e degës Valdetin. Faleminderit Arta dhe Vjollca dhe shefit të shtabit Nexhati Jakupi”, ka shkruar në fb Osmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume