Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler iu bën thirrje qytetarëve dhe votuesve të Maqedonisë së Veriut që të dalin të votojnë dhe të zgjedhin kandidatin që reflekton ëndrrat e tyre për të ardhmen dhe se asgjë nuk arrihet duke mos votuar.

“Qytetarët dhe votuesit e këtij vendi duhet të bëjnë pyetje të vështira për kandidatët dhe pastaj ata të votojnë. Ata duhet të dalin në votime dhe të zgjedhin kandidatin që reflekton ëndrrat e tyre për të ardhmen dhe asgje nuk do të arrihet duke mos votuar”, shkruan Angela Aggeler.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume