Mbrëmë, BDI dhe Fronti Europian e vulosën fitoren e 24 prillit – Presidentin në ardhje dr.Bujar Osmani dhe fitoren madhështore të 8 majit – ditën kur koalicioni do të kalojë +20 deputetë.

Me këtë rast, Bashkimi Demokratik për Integrim falënderon të gjithë ata – dhjetëra mijëra djem e vajza, aktivistë të partive politike – pjesë e Frontit Europian, që ishin pjesë e tubimit të mbrëmshëm në Sheshin “Makedonija” në Shkup.

Përulësi për të gjithë që, me praninë Tuaj, dëshmuat se Maqedonia e Veriut do të ketë të ardhme të ndritur dhe rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian është e pakthyeshme, ani se qarqet pro-ruse në vend e dëshirojnë të kundërtën.

BDI dhe Fronti Europian siguron të gjithë qytetarët – pa dallim etnie, që edhe pas 8 majit, do të vazhdojmë politikat proeuropiane bashkë me partnerët perëndimorë, BE-në dhe partnerin strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Garanci për këtë do të jetë përkushtimi i Presidentit dr. Bujar Osmani, i cili ka dëshmuar se di të udhëheqë institucionet më të rëndësishme të vendit.

Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të gjithëve – pa dallim, të mërkurën të rrethojmë numrin 4 dhe më 8 maj t’i japim goditjen e fundit bashkëpunëtorëve të Rusisë, të cilët dëshirojnë ta kthejnë vendin para vitit 2001.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume