Kryetari aktual i Gjykatës Penale në Shkup, gjykatësi Ivan Xholev sot është zgjedhur për kryetar të Shoqatës së gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Sot në Kuvendin e rregullt zgjedhor në prani të delegatëve të filialeve të gjyqësorit, Shoqata e gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur gjyqtarin Ivan Xholev për kryetar të ri”, kumtoi sot pasdite Shoqata e gjyqtarëve.

Xholev vjen në vendin e kryetari të deritanishëm të Shoqatës së gjykatësve, gjykatësit Xhemali Saiti.

Mandati i kryetarit të Shoqatës së gjyqtarëve është katër vjet.

Në seancën e sotme, siç thuhet në njoftim, janë zgjedhur edhe anëtarët e Bordit të ri drejtues dhe mbikëqyrës të Shoqatës së gjyqtarëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume