Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka uruar Kosovën për Ditën e Kushtetutës.

Hovenier, mes tjerash theksoi se Kosovarët e kanë përfshirë në kushtetutën e tyre vendosmërinë e tyre për të ndërtuar një të ardhme si një vend i lirë dhe demokratik.

“Gëzuar Ditën e Kushtetutës, Kosovë! Kosovarët e kanë përfshirë në kushtetutën e tyre vendosmërinë e tyre për të “ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët e saj…” Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë teksa bashkëpunojmë me popullin e Kosovës për të arritur vizionin e përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Hovenier në rrjetin e tij social në platformën X.

Përndryshe, sot bëhen 16 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ajo u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të po atij viti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume